Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë
Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonat malore të Krujës, në Qafshtamë dhe në territoret përreth, në kuadër të kontrolleve për kultivimin e kanabisit. Në aksion janë angazhuar forca të Policisë së Tiranës, ndërsa operacioni po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve në terren janë dëgjuar disa të shtëna armësh. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mund të jenë të shtëna me armë gjahu, por rrethanat dhe burimi i tyre po verifikohen nga autoritetet. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të dëmtuar, qoftë nga radhët e policisë apo të personave të tjerë të përfshirë në operacion. Aksioni vijon në zonat e thella malore, ndërsa kontrollet janë përqendruar në identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të...
Burimi:
gijotina.com