Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehurazi dasmën e djalit të Donald Trump
Alessandra Muglia Dasma e Donald Trump Jr., djalit të madh të presidentit amerikan Donald Trump, me modelen Bettina Anderson u zhvillua në maj në Bahamas, në një ceremoni që u përshkrua si e vogël dhe intime. Çifti zgjodhi një ambient luksoz në dy ishuj privatë, të rrethuar nga palma dhe plazhe tropikale, ku të ftuarit shijuan një festë larg syrit të publikut. Ata udhëtuan me helikopter, kërcyen në plazh dhe morën pjesë në aktivitete të ndryshme. Por, pas shkëlqimit të ceremonisë, një detaj i rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen: një pjesë e madhe e shpenzimeve të dasmës nuk u pagua nga çifti. Sipas një hetimi të ProPublica, qindra mijëra dollarë të shpenzimeve u mbuluan nga Umar Kremlev, një biznesmen rus dhe figurë e afërt me presidentin...
Burimi:
ntv.al