OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!
Toka po grumbullon nxehtësi me ritme gjithnjë e më të shpejta, duke rritur rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit, thatësirat dhe ciklonet tropikale. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), në raportin e saj mbi gjendjen globale të klimës, të publikuar në nisje të samitit të 31-të të OKB-së për klimën (COP31), që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sipas raportit, çekuilibri mes energjisë që Toka merr nga Dielli dhe asaj që lëshon në hapësirë ka arritur nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve. Kjo do të thotë se planeti po mban gjithnjë e më shumë nxehtësi, ndërsa pasojat e ngrohjes globale po bëhen më të dukshme. Temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës gjatë periudhës janar-shtator 2026 ishte...
Burimi:
javanews.al