OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se luftimet kanë detyruar më shumë se 281,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Jemen që nga fillimi i gushtit. Shifrat nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) vijnë në mes të luftimeve midis Jemenit dhe rebelëve Huthi. Qasja humanitare është bërë gjithnjë e më e vështirë gjatë tre javëve të fundit, tha OCHA, për shkak të dëmtimit të një rruge kyçe që lidh Taizin me provincat jugore. Furnizimet me ndihma tani duhet të arrijnë njerëzit në nevojë përmes rrugëve të ngushta malore. OCHA u bëri thirrje luftëtarëve të mos i shënjestrojnë civilët ose konvojet e ndihmave. “Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të lejojnë akses të...