Oferta e dytë e Kurtit për presidentin dhe Specialen, Hamza: Shantazh për qëllime politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, thotë se oferta e dytë e Albin Kurtit për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje, nuk është aspak serioze. “Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit”, shtoi Hamza. Sipas tij, Kurti dëshiron “autoritet të plotë” mbi institucionet kryesore të Kosovës. “Qëllimi është si ta përdorë ligjin thjesht dhe direkt për shantazh për ta arritur qëllimin politik për ta pasur një president politik dhe për ta përmbyllur plotësisht kapjen e institucioneve të shtetit”, tha ai. Hamza tha se për herë të fundit ka komunikuar me Kurtin sot në mesditë, kur e ka njoftuar se për Partinë Demokratike të Kosovës “duhet të kalojë...
Burimi:
kohajone.com