Objektet e konfiskuara, rregulla të reja për përfundimin e ndërtimeve dhe rikthimin e tyre në komunitet

Objektet e konfiskuara, rregulla të reja për përfundimin e ndërtimeve dhe rikthimin e tyre në komunitet

Kuvendi po shqyrton disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Projektligji synon modernizimin, qartësimin dhe unifikimin e procedurave për administrimin, zhvillimin, përdorimin dhe shitjen e objekteve të konfiskuara. Po ashtu, synohet kalimi nga një model i shpërndarë kompetencash në një model të centralizuar pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), e cila do të ketë rolin e organit unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e këtyre objekteve. Një tjetër ndryshim lidhet me objektet e konfiskuara ku investimi ka mbetur i papërfunduar. Projektligji parashikon procedura për vlerësimin e tyre, përcaktimin e kostove të...