“O hajdut, o hajdut!” Qytetarët presin me protesta Ilir Beqajn, brohorasin jashtë GJKKO-së: Je turp i kombit shqiptar

“O hajdut, o hajdut!” Qytetarët presin me protesta Ilir Beqajn, brohorasin jashtë GJKKO-së: Je turp i kombit shqiptar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në GJKKO, në kuadër të seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”. Mirëpo paraqitja e tij ditën e sotme nuk është pritur mirë, pasi në hyrje të godinës, disa protestues e kanë pritur Beqajn duke e thirrur atë “hajdut”, teksa ai po merrej në pyetje nga gazetarët. “O hajdut, o hajdut! Je turpi i kombit shqiptar!”, dëgjohen duke thënë protestuesit drejtuar ish-ministrit. Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. Ilir Beqaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej 4 korrikut të 2024-ës në lidhje me dosjen e sterilizimit dhe abuzimet me fondet e SASPAC. Më 28 maj Gjykata e Posaçme vendosi që ai të gjykohej...