Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!
Gjirokastra një ndër qytetet kryesore të vendit tonë sa i takon përthithjes së turistëve, dhe ku bizneset kryesore të shërbimit janë të orientuara pikërisht drejt këtij fluksi turistik, paradoksalisht ka një qasje të kundërt sa i takon përgatitjes së punonjësve për këtë fushë të ekonomisë. Sado që mund të duket e çuditshme është fakti, që në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër dega Hoteleri-Turizëm është shumë e rrezikuar të mos hapet për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve në këtë degë. Nga ana tjetër edhe bizneset në fushën e turizmit shprehen se nuk kanë mundësi të punësojnë profesionistë pasi puna e tyre ende është sezonale, dhe nuk është gjithëvjetore. Dhe për ta e rëndësishme është te kenë krah pune për dy ose tre muaj...
Burimi:
javanews.al