“Nuk u zbatua ligji”/ Zjarri në hotelin në Vlorë, inxhinierët: Dështoi sërish projekti teknik i mbrojtjes nga…

“Nuk u zbatua ligji”/ Zjarri në hotelin në Vlorë, inxhinierët: Dështoi sërish projekti teknik i mbrojtjes nga…

Pushimet verorë të vizitorëve nuk do të kishin të njëjtin fat nëse administratori i hotelit do të kishte investuar për projektin teknik të mbrojtjes nga zjarri. Kryetarja e Unioni të Inxhinierëve, Dëshira Mëna pohon se nëse hoteli do të kishte një sistem funksional të zjarrit atëherë të gjithë pushuesit do të kishin dalë në kohë nga hoteli pa u dëmtuar “Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është sistemi më i rëndësishëm në çdo objekt edhe në çdo ndërtesë. Ky sistem duhet të funksionojë në projekt, në zbatim e më pas faza e tretë që është më e rëndësishme se dy fazat e para është mirëmbajtja dhe shërbimi që i bëhet këtyre sistemeve. Këto janë tre hallkat që parandalojnë të gjitha këto evente që ndodhen më pas”,...