Nuk ndryshon norma bazë e interesit në 2.5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, me argumentin se niveli aktual i normës bazë të interesit i përgjigjet situatës ekonomike dhe zhvillimeve të fundit në vend. Në konferencën për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se rritja e çmimeve e konstatuar gjatë tremujorit të fundit është ndikuar kryesisht nga produktet e importuara. Sipas tij, shtrenjtimi i produkteve nga jashtë ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në ecurinë e çmimeve në tregun vendas.
Burimi:
kohajone.com