“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për më 24 shtator, ora 10:00. Sipas gazetares Anila Hoxha, shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj. Në sallën e gjyqit ishte edhe avokati i kreut të PL-së. Gjykata u shpreh se gjyqi nuk mund të vazhdonte, pasi mungonte një nga anëtarët e trupës gjyqësore. Gjatë seancës, prokurori paraqiti disa kërkesa. Në momentin që gjykata vendosi shtyrjen e gjyqit, Ilir Meta deklaroi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt. “Nuk më janë vendosur dhe 77 fashikuj të tjerë”, mësohet të ketë thënë Meta.