”Nuk e nënvlerësojmë”, Gjimshiti: Përqendrim maksimal ndaj San Marinos, synojmë kreun e grupit

”Nuk e nënvlerësojmë”, Gjimshiti: Përqendrim maksimal ndaj San Marinos, synojmë kreun e grupit

Shqipëria përgatitet për përballjen e së martës ndaj San Marinos në Nations League, me kuqezinjtë që kërkojnë të vijojnë rrugëtimin pozitiv dhe të mbajnë gjallë objektivin për vendin e parë në grup. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, mbrëmjen e kësaj të hëne, kapiteni Berat Gjimshiti theksoi se skuadra duhet të jetë e përqendruar maksimalisht dhe të mos lejojë që niveli i kundërshtarit të ndikojë në qasjen ndaj takimit. “Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin”, u shpreh Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi foli edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar Shqipëria, duke veçuar fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë si një moment që mund t’i ketë dhënë skuadrës shtysën e nevojshme për...