“Nuk duhet të dorëzohemi”- Djali i Jakup Krasniqit nga protesta në Prishtinë: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi!
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ishte ditën e sotme i pranishëm në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë në mbështetje të UÇK. Në fjalën e tij, ai u kërkoi protestuesve që të mos dorëzohen sepse sipas tij, nëse dorëzohen do t’i gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. “Sot jam jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi....
Burimi:
javanews.al