Nuk do të iki dhe kërkon qëndrimin në Premier League, trajneri i Ipswich i hap derën Anis Mehmetit: është i mirëpritur

Nuk do të iki dhe kërkon qëndrimin në Premier League, trajneri i Ipswich i hap derën Anis Mehmetit: është i mirëpritur

Anis Mehmeti nuk kërkon që të largohet në Championship. Pasi Ipswich u ngjit në Premier League, kjo skuadër hoqi dorë nga Anis Mehmeti duke e nxjerrë jashtë planeve për këtë sezon. Futbollisti shqiptar përfundoi edhe dje në tribunë ndaj Manchester United, ndërsa Birmingham dhe Wrexham kërkojnë huazimin e tij. Megjithatë Anis Mehmeti ka kërkuar nga klubi që mos të huazohet dhe t’i jepet një shans për të treguar veten në Premier League. Deklarata e parë e trajnerit të Ipswich, O’Neil, ishte dashamirëse karshi lojtarit të Shqipërisë. “Të gjithë lojtarët e këtij klubi futbolli janë të mirëpritur të qëndrojnë. Anis është djalë i shkëlqyer. Ai punon jashtëzakonisht shumë dhe ka cilësi. Kështu që, jo, nuk kam ndonjë gjë specifike për të thënë lidhur me Anisin apo...