“Nuk do të gjeni një Harry Kane tjetër”, Tuchel-i i thur elozhe: Është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm

“Nuk do të gjeni një Harry Kane tjetër”, Tuchel-i i thur elozhe: Është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm

Anglia i ka lënë të gjithë pa fjalë me rezultatin e papritur 7-0 kundër Kroacisë. Trajneri Tuchel ka vlerësuar skuadrën e tij, teksa është ndalur në veçanti edhe te Harry Kane. Kreu i pankinës së “tre luanëve” ka thënë për mediat se nuk do të ketë një Harry Kane tjetër, pasi ai është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm. “Harry Kane është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm. Nuk do të gjeni një Harry Kane tjetër. Do të ketë dikë tjetër, por nuk do të jetë Harry apo një kopje e Harry-t. Ne do të gjejmë një zgjidhje… por ndoshta jo unë. Mund të duhen edhe 10 vite të tjera”, është shprehur Thomas Tuchel./Sport Ekspres/