“Nuk deshëm të parkonim autobusin, Barcelona është skuadra më e mirë në botë”

“Nuk deshëm të parkonim autobusin, Barcelona është skuadra më e mirë në botë”

10 Shtator 2026 8:04 Alfred Lleshi Giovanni van Bronckhorst nuk kërkoi justifikime pas humbjes së thellë 5-1 të Feyenoordit ndaj Barcelonës, duke pranuar diferencën mes dy skuadrave. “Nëse e shihni mënyrën se si luan, Barcelona është skuadra më e mirë në botë për momentin”, – deklaroi trajneri holandez. Ai theksoi se Feyenoordi nuk kishte dalë në fushë për t’u mbrojtur: “Nuk dolëm për të parkuar autobusin. Patëm mundësi dhe u përpoqëm të shënonim, por goli i hershëm i Barcelonës ndikoi në ndeshje”. Për humbjen, Van Bronckhorst tha: “Ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Gabimet paguhen. Mund të mësojmë shumë nga kundërshtari, edhe pse jemi skuadra shumë të ndryshme. Ka diferencë niveli”. Ai parashikoi sukses për ekipin e Flick: “Barcelona mund ta fitojë këtë Champions League”. Van Bronckhorst...