NON GRATA NGA SHBA, TELEVIZIONI IRANIT I DASHURUAR ME DHUNEN NE PROTESTAT E TIRANES

NON GRATA NGA SHBA, TELEVIZIONI IRANIT I DASHURUAR ME DHUNEN NE PROTESTAT E TIRANES

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian, Press Tv, i cili transmeton në disa gjuhë të huaja.Ai ka raportuar live protestat në vendin tonë, duke publikuar foto dhe video të realizuara gjatë tubimeve. Për transmetimin e protestave të dhunshme, Press Tv ka mundur të hyjë në Shqipëri duke dërguar një reporter austriak, Dieter Reinisch.Televizioni iranian e shet protestën e dhunshme në Shqipëri si një tubim mbarë-popullor, njësoj siç bën me protestat që po zhvillohen këto kohë edhe në vende të tjera të Europës. Gjatë intervistave të transmetuara nga Press Tv, protestuesit sulmojnë edhe Bashkimin Europian dhe i kërkojnë ndijmë Iranit. Ky televizion është një organizatë mediatike lajmesh shtetërore iraniane, në pronësi të Transmetimeve të...