Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League
Manuel Nojer është gati të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e Ligës së Kampionëve. Portieri i Bajern Mynih pritet të jetë në fushë këtë të enjte ndaj Bodo/Glimt, në një sfidë që do të ketë një rëndësi të veçantë për të. Nëse zbret në fushë, Nojer do të regjistrojë ndeshjen e tij të 162-të në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tretë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e kompeticionit. Me këtë shifër, ai do të barazojë Lionel Mesin dhe Tomas Mylerin. Përpara tij qëndrojnë vetëm dy legjenda të futbollit botëror: Iker Kasijas me 177 ndeshje dhe Kristiano Ronaldo me 183. Nojer, ndërkohë, e ka bërë të qartë se ambiciet e tij për këtë sezon...
Burimi:
vizionplus.tv