Një votë më pak në Kuvend? Çfarë ndodh nëse përjashtohet Spiropali, PS zbret në 81 mandate

Një votë më pak në Kuvend? Çfarë ndodh nëse përjashtohet Spiropali, PS zbret në 81 mandate

Elisa Spiropali TIRANË-Kryeministri Edi Rama kërkoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i deputetes Elisa Spiropali. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë, por nëse Spiropali përjashtohet ndryshojnë edhe numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend. Partia Socialiste siguroi shumicën e mandateve në Kuvend, në zgjedhjet e 11 majit 2025 me 83 vende, por numri u ul me largimin e deputetets së Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku. Aktualisht janë 82 vende, dhe me përjashtimin e Spiropalit, mandatet e socialistëve do të zbrisnin në 81. Kjo do të thotë se PS nuk do të mund të sigurojë e vetme shumicën e cilësuar prej 84 votash, që i lejonte PS të miratonte pa probleme edhe...