Një vazo e lashtë dhe rruga e saj drejt botës

Një vazo e lashtë dhe rruga e saj drejt botës

Nën tokën e qyteteve të lashta nuk flinin vetëm histori. Për dekada, aty fshiheshin edhe pasuri që do të bëheshin pjesë e një tregu ndërkombëtar, ku vazot, ari dhe artefaktet e qytetërimeve të hershme kalonin nga varret e lashta në duart e koleksionistëve dhe muzeve. Një nga historitë më të njohura nisi me një vazo të lashtë greke, të krijuar rreth vitit 515 para Krishtit dhe të nënshkruar nga piktori Euphronios. Në vitin 1972, Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork e bleu për 1.2 milionë dollarë, duke e konsideruar një nga veprat më të rëndësishme të artit që kishte hyrë ndonjëherë në koleksionin e tij. Por pas shkëlqimit të saj muzeal fshihej një histori shumë më e errët. Vazoja dyshohej se ishte nxjerrë ilegalisht...