Një SMS për pakon, tjetri për gjobën / Si po mashtrohen qytetarët
Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër skemë mashtrimi përmes mesazheve SMS, ku përdoren emrat e institucioneve publike dhe shërbimeve të njohura për të fituar besimin e marrësve. Mesazhet, të dërguara nga numra të huaj me prefiksin +212, që i përket Marokut, paraqiten si njoftime nga Posta Shqiptare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), por përmbajnë lidhje të dyshimta që mund të shërbejnë për vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare. Në njërin prej rasteve, dërguesi prezantohet si shërbimi i Postës Shqiptare dhe njofton qytetarin se një pako nuk mund të dorëzohet për shkak të një problemi me adresën. Për të zgjidhur situatën, marrësit i kërkohet të përditësojë të dhënat përmes një lidhjeje interneti, me paralajmërimin se në të kundërt...
Burimi:
ntv.al