Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur
Një shqiptar me precedentë penalë është i dyshuari kryesor për shpërthimin e ndodhur mesditën e së mërkurës (21 tetor) në lagjen Kolonos të Athinës. Incidenti la të plagosur dy civilë dhe dy policë, ku njëri prej këtyre të fundit pësoi dëmtime të rënda në dorë dhe sy. Shpërthimi ndodhi kur oficeri, duke u përpjekur të kontrollonte një çantë të gjetur pranë ashensorit, shtypi aksidentalisht butonin e telekomandës brenda saj. Para ngjarjes, administratori i shkallës dhe një banor denoncuan në polici praninë e një çante me sende të dyshimta, ku gjatë ekzaminimeve nga oficerët e policisë rezultoi të kishte heroinë, një peshore dhe një mekanizëm shpërthyes artizanal me fuqi të ulët. Sipas hetimeve, i dyshuari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jeton në...
Burimi:
gijotina.com