NJË RRJET E THURUR NË HIJE/ Deklaratat e Artan Hoxhës hapin një tjetër kapitull

NJË RRJET E THURUR NË HIJE/ Deklaratat e Artan Hoxhës hapin një tjetër kapitull

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është emëruar dhe ka funksionuar drejtimi i SHISH, ndërsa përgjegjësinë për zgjedhjen e Vlora Hysenit ia atribuoi kryeministrit Edi Rama. Hoxha tha se më herët, Vlora Hyseni kishte qenë këshilltare e kryeministrit dhe më pas u vendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas gazetarit, nëse drejtimi i institucionit ka dështuar apo ka pasur probleme, përgjegjësia duhet kërkuar te personi që ka bërë zgjedhjen dhe emërimin. “Ti e nise me pyetjen, e kujt është përgjegjësia. Është e atij që erdhi në Rinas. Ne e dimë shumë mirë, aq sa e njohim, ai nuk e jep dorëheqjen. Sa më shumë të shtohen skandalet, ai nuk e jep dorëheqjen. Përgjegjësia thashë është e kryeministrit, atë zonjën e...