“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”. Kështu e vlerësoi sot kryeministri Edi Rama publikimin e raportit të Progresit të BE. “Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!”, shtoi ai mes të tjerash në postimin e tij në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama në platformën X: “Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak...