“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

Nicolas Maduro ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi të tij të realizuara në muajin qershor në Nju Jork, ku ndodhet i arrestuar që prej 3 janarit. Në fotot e publikuara në profilin e tij në X, ish-presidenti i Venezuelës shfaqet i veshur me një kostum sportiv gri, i buzëqeshur dhe duke bërë me gishta shenjën e fitores para kamerës. Maduro i cilëson fotografitë një “dhuratë të vogël dashurie dhe shprese” për “nipërit dhe mbesat, për të gjithë fëmijët dhe për të gjithë njerëzit e mirë që më duan”. “Dua ta dini se jemi të palëkundur, me zemrat të mbushura me dashurinë tuaj, atë dashuri që arrin deri tek ne duke u shndërruar në lutje, në veprim të vazhdueshëm, në solidaritet dhe në mbështetje të...