Nisin punimet në aksin ish-Sheshi Shqiponja–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës
harta TIRANË- Sot nisin punimet e reja infrastrukturore dhe estetike në segmentin rrugor nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit. Punimet do të shoqërohet me devijim të përkohshëm të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës. Për shkak të ndërhyrjeve në terren dhe në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, ARRSH bën me dije se “do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme”. Projekti parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe “përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga ish-Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re”. Njoftimi i plotë: Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon...
Burimi:
zeri.ai