Nis viti i ri shkollor, rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës
Në të gjitha shkollat e vendit nis sot viti i ri mësimor 2026–2027, një ditë e veçantë dhe plot emocione sidomos për rreth 25 mijë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Viti i ri shkollor vjen me një sërë risish dhe investimesh në institucionet arsimore. Në të gjithë vendin kanë hapur dyert rreth 42 shkolla të reja dhe terrene sportive, ndërsa vetëm në Tiranë janë ndërtuar 8 shkolla të reja. Investimet synojnë krijimin e ambienteve më moderne, të sigurta dhe me standarde europiane për nxënësit. Ministria e Arsimit ka bërë të mundur shpërndarjen e teksteve shkollore në të gjitha shkollat. Për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, është...
Burimi:
javanews.al