NIS VITI I RI SHKOLLOR/ 15 mijë nxënës në bankat e shkollave në Shkodër

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ 15 mijë nxënës në bankat e shkollave në Shkodër

Rreth 15 mijë nxënës janë ulur këtë të hënë në bankat e shkollave në Shkodër, duke nisur vitin e ri shkollor. Pas disa vitesh me rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve, këtë vit situata në Bashkinë Shkodër paraqitet më e qëndrueshme. Në sistemin publik janë regjistruar rreth 780 fëmijë në klasat e para, nga rreth 800 që ishin një vit më parë. Një shifër e ngjashme raportohet edhe për nxënësit që kanë nisur vitin e parë të gjimnazit. Rreth 780 të rinj janë regjistruar këtë vit, krahasuar me rreth 800 një vit më parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit, në Bashkinë Shkodër këtë vit nuk është raportuar mbyllja e asnjë shkolle. Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në katër bashkitë e tjera të qarkut,...