Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

Nis sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Rreth 120 mijë studentë do të ndjekin studimet e tyre në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorët universitare. Për mijëra maturantë, kjo ditë shënon nisjen e një etape të re, pas përfundimit të arsimit të mesëm dhe procesit të aplikimit për programet universitare. Universiteti i Tiranës mbetet një nga zgjedhjet kryesore të maturantëve, me interes të lartë për një sërë programesh studimi. Këtë vit, ndër degët që kanë tërhequr më shumë interes janë programet që lidhen me fushën e shëndetësisë, teknologjinë e informacionit dhe inxhinieritë. Në fokus të studentëve vijojnë të jenë edhe degët e ekonomisë dhe financës, të cilat mbeten...