Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

Nis revolta kombëtare, protestuesit djegin ‘tryezën e dialogut’ të kryeministrit Rama

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi mbështetës të Partisë Demokratike u kanë vënë flakën shilteve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur rreth një sofre guri, si pjesë e ftesës së tij për dialog me studentët. Kreu i qeverisë kishte zgjedhur këtë herë një tjetër mënyrë për t’i ftuar studentët në bisedime, pas refuzimit të karrigeve dhe stolave të vendosur ditët e mëparshme. Megjithatë, as kjo ftesë nuk është pranuar nga studentët. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë marrë jastëkët që ishin para hyrjes së kryeministrisë dhe i kanë flakën në shesh. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i është bashkuar protestës së opozitës, duke qëndruar në selinë blu. Në krye të protestuesve përpara Kryeministrisë kanë qenë Flamur Noka,...