Nis “ora e pranisë besnike” në terren, Rama urdhëron ministrat për takime me qytetarët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe në Sauk, ku në fokus ka qenë organizimi i punës dhe rikthimi i strukturave në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Sipas burimeve të Euronews Albania, gjatë takimit secili drejtues politik ka prezantuar një kalendar për të ashtuquajturën “Ora e Pranisë Besnike”, ku parashikohen takime në terren me qytetarët në zonat që mbulojnë. Një pjesë e këtyre takimeve pritet të nisë që këtë fundjavë. Në terren do të angazhohen deputetë dhe zëvendësministra, të cilët do të zhvillojnë takime me qytetarët dhe do të marrin në shqyrtim shqetësimet dhe problematikat e ngritura prej tyre. Mbledhja e zhvilluar sot në Sauk pritet t’i paraprijë një tjetër takimi...
Burimi:
ntv.al