Nis leximi i vendimit ndaj krerëve të UÇK-së, gjyqtari paralajmëron publikun: Ruani qetësinë!
Ka nisur leximi i aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi po lexohet nga kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan, Charles Smith. Në fjalën e parë, Smith deklaroi se “aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë. Ai paralajmëroi se në rast të ndërhyrjeve apo prishjes së rendit, gjykata do të marrë masat përkatëse.
Burimi:
kohajone.com