Nis kampionati FSHF Sunday League në Korçë. Ja ekipet pjesëmarrëse dhe rezultatet e javës së parë
21 Tetor 2026 17:25 Telesport Kampionati amator FSHF Sunday League ka nisur sezonin e ri në Korçë, ku këtë vit marrin pjesë 9 ekipe, të cilat do të garojnë për titullin kampion. Java e parë ka sjellë ndeshje të luftuara dhe rezultate interesante, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të futbollit amator në këtë qytet. Rezultatet e javës së parë janë: B3K 2–0 KF Pendavinji FC Radeneci 3–1 All Stars FC Bulgareci 3–2 Francezët Iron Sharp 2–0 Helzag KF Kalaja ishte skuadra pushim në javën e parë. Kampionati do të zhvillohet në 9 javë, ndërsa në përfundim të fazës së rregullt, katër skuadrat e para të renditjes do të përballen në fazën play-off, ku do të përcaktohet fituesi i këtij sezoni. FSHF Sunday League...
Burimi:
telesport.al