Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri
Ka nisur në mesnatë heshtja zgjedhore në Serbi, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën. Ajo do të zgjasë deri në orën 20:00, kur mbyllen qendrat e votimit. Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore dhe çdo përpjekje për të ndikuar në vullnetin e votuesve. Legjislacioni serb ndalon gjithashtu publikimin e sondazheve dhe vlerësimeve të rezultateve, promovimin e kandidatëve dhe programeve të tyre, si dhe thirrjet për të votuar ose për të mos votuar për lista të caktuara. Sipas REL, sfida kryesore ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit vjen nga një lëvizje studentore, e cila u fuqizua pas protestave të gjata kundër korrupsionit dhe qeverisë. Lëvizja studentore nuk ka një udhëheqës formal dhe lista...
Burimi:
javanews.al