Nis edicioni i 25-të i ‘ReMusica’, Thibaut Garcia dhe Felicien Brut sjellin tingujt e Amerikës Latine në Prishtinë
Flonja Haxhaj Edicioni i 25-të i Festivalit ReMusica, i cili këtë vit vjen me temën “CONTINUUM”, nisi mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, duke sjellë në skenë një program që ndërthur tradita të ndryshme muzikore dhe duke rikthyer në vëmendje rrugëtimin e festivalit ndër vite, shkruan KultPlus. Mbrëmja hapëse, e mbajtur në Kishën Katolike “Shën Ndou”, nisi me një sekuencë imazhesh që dokumentonin edicionet e kaluara të ReMusicës. Përmes tyre, publiku pati mundësinë të rikthehej në momente nga historia e festivalit, i cili për 25 vjet ka krijuar hapësirë për muzikën, interpretimin dhe dialogun kulturor. Pas këtij rikthimi vizual në historinë e festivalit, në skenë u ngjit ansambli “Revocal”, nën dirigjimin e Rafet Rudit, themeluesit të ReMusicës. Performanca e ansamblit shënoi hapjen artistike të mbrëmjes,...
Burimi:
kultplus.com