Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

Pas dënimit në shkallën e parë, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit. Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për të njoftuar gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Mbrojtja ka bërë të ditur se verdikti përmban disa pika që do të kundërshtohen në Apel, veçanërisht ato që...