Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë. Një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë gjatë një ndeshjeje të zhvilluar të dielën në ishullin e Thasos. Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari Asllan Gjana doli nga fusha dhe goditi pjesën e pasme të kokës në rrethimin e stadiumit. Ai humbi ndjenjat menjëherë dhe ndeshja u ndërpre. Futbollistit iu dha ndihma e parë nga mjeku i ndeshjes, ndërsa në vendngjarje u thirr ambulanca. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai u transportua menjëherë në spitalin e Kavallës. 16-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive me dëmtime shumë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, mediat greke raportuan sot se i riu shqiptar nuk ia doli....
Burimi:
gijotina.com