Ngjarje misterioze në Gjilan të Kosovës, një 27- vjeçar dhe një foshnje gjenden të pajetë në një banesë…
Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur të pajetë mëngjesin e kësaj të diele në një banesë në fshatin Demiraj, në komunën e Gjilanit, në Kosovë.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor i urgjencës. Ky i fundit ka konstatuar vdekjen e të dy personave.Sipas policisë, informacioni për rastin është marrë rreth orës 08:47 të datës 1 nëntor. Viktimat janë një person i lindur në vitin 1999 dhe një foshnjë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.Rasti është...
Burimi:
sarandanews.com