Ngjarje horror/ Trupi i 70 vjeçares gjendet i ndarë në pjesë, familja e kërkonte prej muajsh
Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj. Trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Për momentin, mbetet e paqartë nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo lidhen me rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë të dhëna më të qarta për shkakun e vdekjes dhe rrethanat në të...
Burimi:
ntv.al