Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Një foshnje e moshës 1-vjeçare është transportuar me urgjencë nga Skrapar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në dorë me një makinë grirëse mishi. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, fëmija u nis drejt kryeqytetit me helikopter për shkak të nevojës për ndërhyrje më të specializuar kirurgjikale. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, foshnja ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.