Ngjarja e Vlorës, ministri Lamallari dhe drejtori Hita: Po hetohen pretendimet e palëve

Ngjarja e Vlorës, ministri Lamallari dhe drejtori Hita: Po hetohen pretendimet e palëve

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita kanë konfirmuar se për ngjarjen e Vlorës pranë një resorti turistik, po verifikohen të gjitha deklaratat dhe pretendimet e palëve. Ndërsa është garantuar që policia është në dispozicion të ligjit dhe udhëzimeve që vijnë nga prokuroria. Policia e shtetit ka konfirmuar se është duke vlerësuar pretendimet dhe deklarimet e të gjithë palëve që kanë qenë protagonistë në ngjarjen e Vlorës pranë një resorti turistik në zonën e Orikumit, të ndodhur të enjten e kaluar, duke konfirmuar angazhimin maksimal të kësaj strukture që në momentet e para që mori njoftimin. Në këtë kontekst edhe ministri i brendshëm ka konfirmuar angazhimin e policisë dhe vënien e kësaj strukture në dispozicion të ligjit dhe të...