Ngërçi me pagat, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të shqetësuar, ligjvënësit po përpiqen të anashkalojnë vendimin e Kushtetueses!

Ngërçi me pagat, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të shqetësuar, ligjvënësit po përpiqen të anashkalojnë vendimin e Kushtetueses!

Përplasja mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për pagat e magjistratëve ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare. Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ka reaguar ndaj ngërçit të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur shqetësim për projektligjin e propozuar nga mazhoranca. Në deklaratën e shpërndarë për mediat  EAJ akuzon ligjvënësin se po përpiqet të anashkalojë zbatimin e vendimit kushtetues, përmes një metode të re llogaritjeje me efekt prapaveprues. Shoqata thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha autoritetet publike, ndërsa paralajmëron se moszbatimi i tyre rrezikon shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve. EAJ shpreh mbështetje për Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe njofton se çështja do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës,...