Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…
Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke urdhëruar zhbllokimin e fondeve për pagat. Pasi ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, është urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë të mos pengojnë apo pezullojnë procesin në sistemin e Thesarit të urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave të paraqitura nga GJKKO. Sipas vendimit, masa e sigurimit ndalon efektet e veprimit administrativ të Ministrisë së Financave, si dhe veprimet pasuese të strukturave të Thesarit që kanë sjellë mosprocedimin, pezullimin apo pengimin e urdhër-shpenzimeve dhe listëpagesave. Gjykata urdhëron që, gjatë kohëzgjatjes së masës së sigurimit, Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë të...
Burimi:
javanews.al