Ngërçi me pagat/ Kryetarët e gjykatave ndërmarrin veprimin e radhës, kallëzojnë ministrin e Financave në SPAK
Shoqatat e gjyqtarëve, kanë paraqitur një kallëzim penal në SPAK, ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, dhe përgjegjësve të 16 degëve të Thesarit në rrethe, pas ngërcit të krijuar me pagat e drejtësisë. Sipas dokumentit, të kallëzuarve u kërkohet përgjegjësi penale për veprat “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga nenet 248, 320 dhe 320/a të Kodit Penal. Kallëzimi lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Sipas rrethanave të përshkruara në dokument, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026, shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato...
Burimi:
gijotina.com