Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar të procedojnë me kalimin e menjëhershëm të fondeve për pagat e punonjësve dhe zyrtarëve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ky vendim vjen pas bllokimit financiar të krijuar së fundmi, i cili kishte prekur funksionimin e këtij institucioni kyç të drejtësisë. Me urdhrin e ri të Gjykatës Administrative, Financat dhe Thesari detyrohen të ekzekutojnë detyrimet ligjore pa vonesa të mëtejshme, duke normalizuar situatën për stafin e gjykatës. Ky vendim nuk shtrihet në të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë. Urdhri i Gjykatës Administrative ka efekt vetëm për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Ndërkohë, gjykata të tjera që kanë kundërshtuar bllokimin e pagave...