Ngërçi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto! Pyetet për shkakun e bllokimit dhe praktikën

Ngërçi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto! Pyetet për shkakun e bllokimit dhe praktikën

Në kuadër të kallëzimit të magjistratëve për ngërçin e pagave, SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, që i referohet burimeve të sigurta. Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme (18 shtator), sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave. Peto po pyetet si deklaruese. Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.