Ngërçi i pagave “paralizon” drejtësinë! Sot mblidhen gjyqtarët, gjykatat vijojnë bojkotin
foto ilustruese TIRANË- Gjyqtarët do të mblidhen sot në orën 10:00 në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të diskutuar situatën e krijuar pas mosmarrjes së pagave të muajit gusht nga magjistratët. Ndërkohë, tashmë prej tre ditësh, situata me pagat ka sjellë ndërprerje të shërbimeve në Gjykatën e Tiranës. Prej tre ditësh, punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale nuk po ofrojnë shërbime, duke kërkuar zgjidhjen e situatës dhe marrjen e pagave. Bojkoti është shtrirë edhe në disa gjykata të tjera. Puna është ndërprerë në gjykatat e Vlorës, Fierit dhe Lushnjës, në shenjë reagimi ndaj situatës së krijuar. Ndërsa Gjykata e Apelit ka rikthyer shërbimin dhe ka ndërprerë bojkotin, pasi për gjyqtarët e kësaj shkalle ligji nuk lejon zhvillimin e...
Burimi:
zeri.ai