Ngacmonte të miturat/ Gjykata lë ‘arrest në shtëpi’ këngëtarin fierak – EMRI

Ngacmonte të miturat/ Gjykata lë ‘arrest në shtëpi’ këngëtarin fierak – EMRI

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, i cili u arrestua dy ditë më parë, pas një denoncimi të bërë nga nxënëse të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sot, Xhaferaj është paraqitur para trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, për t’u njohur me masën e sigurimit të kërkuar nga Prokuroria. Gjatë seancës gjyqësore, Erind Xhaferaj ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke deklaruar se ato nuk janë të vërteta. Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurori Skerdi Sinanaj, kishte paraqitur dy kërkesa në gjykatë: vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyshuarin E.Xh. Në përfundim të...