Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, lidhur me një rast të dyshuar për përndjekjen dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj vajzave të mitura. Sipas informacioneve paraprake, dyshimet ndaj Xhaferit lidhen me përndjekjen e disa vajzave të mitura, të cilat dyshohet se kanë qenë nën vëzhgim dhe janë ndjekur në mënyrë të përsëritur. Mësohet se informacioni ka mbërritur në sallën operative të Policisë përmes një telefonate të bërë nga vajzat, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier. Pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit. Në vijim, policia ka bërë të mundur ndalimin në flagrancë të...
Burimi:
gijotina.com