Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ligjin e ri për të drejtën e autorit, i cili synon të forcojë mbrojtjen e krijuesve shqiptarë dhe të vendosë rregulla të reja për platformat online. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, me ligjin e ri, platforma si YouTube, Facebook dhe TikTok do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të reagojnë në rastet e shkeljeve. Një tjetër risi është detyrimi që platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, të caktojnë një përfaqësues ligjor në Shqipëri. Sipas ministrit, kjo do t’u mundësojë autorëve shqiptarë të kërkojnë më lehtë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ligji parashikon gjithashtu më...